Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Elvir Muriqi “kërcënon” Star Boxing-un

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Elvir Muriqi “kërcënon” Star Boxing-un Empty
MesazhTitulli: Elvir Muriqi “kërcënon” Star Boxing-un   Elvir Muriqi “kërcënon” Star Boxing-un Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 8:26 pm

Nëse nuk më organizojnë shpejt një duel, do të kërkoj ta prish kontratën që kam me këtë promotor
Elvir Muriqi, që në ring njihet me nofkën “Kosova Kid”, është duke i vazhduar stërvitjet, pavarësisht se dueli i tij përballë ish kampionit botëror, anglezit Clinton Woods, është anuluar pasi ky i fundit ka refuzuar të ketë rival boksierin kosovar, dhe ka preferuar francezin Rachid Kanfouah.
Gjithsesi, boksieri më i suksesshëm shqiptar i momentit është duke shqyrtuar mundësinë që të paraqitet sa më parë në ring.
“Këtë javë besoj se do të shkoj në zyrën e Star Boxing-ut dhe, nëse nuk më organizojnë shpejt një duel, do të kërkoj ta prish kontratën që kam me këtë promotor,” - ka kërcënuar Muriqi, i cili tregon se pikërisht kontrata që ka me kompaninë e promotorit Joe DiGuardia e ka detyruar që të refuzojë disa oferta të mira për duele. “Kam pasur shumë oferta për duele, por akoma jam nën kontratë me Star Boxing-un. Më 10 janar të vitit të ardhshëm do të bëhen tri vite prejse kam nënshkruar kontratën dhe më duket se boksieri ka të drejtë që të zgjidhë kontratën, nëse nuk është i kënaqur nga promotori,”- ka thënë më tej Muriqi.
Marrëdhëniet mes Elvir Muriqit dhe promotorit të tij, Joe DiGuardia, kanë qenë dhe vazhdojnë të shkëlqyeshme, por pritja e gjatë për të zhvilluar një duel e kanë bërë Muriqin të mendojë zgjidhjen e kontratës që ka me Star Boxing. Muriqi iu bashkua Star Boxing-ut në vitin 2006, pasi prishi kontratën e tij me Don Kingun, me të cilin kishte pasur një eksperiencë jo të mirë si pasojë e moskorrektësisë së promotorit të famshëm amerikan ndaj Muriqit.
_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Elvir Muriqi “kërcënon” Star Boxing-un
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Title Bout Championship Boxing 2.5
» Boxing Manager Professional Edition 1.8.3
» Title Bout Boxing Quiz 1.1.8
» Star Badminton 1.1 http://www.download.com/3001-7427_4-10906867.html?spi=bb0a6a7a4c6ec0e8d12a6490f887961c

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: sporte luftarake-
Kërce tek: