Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rivaldo: Mesi është numri 1!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Rivaldo: Mesi është numri 1! Empty
MesazhTitulli: Rivaldo: Mesi është numri 1!   Rivaldo: Mesi është numri 1! Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 8:04 pm

Braziliani vlerëson argjentinasin, para Kristiano Ronaldos

Kristiano Ronaldo mund të jetë shpallur futbollisti më i mirë i botës për vitin 2008, por braziliani Rivaldo beson se Lionel Mesi është lojtari më i mirë i planetit. Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë i 2008-s nga vota e futbollistëve, gazetarëve dhe trajnerëve, pasi shënoi 42 gola me Mançesterin, në sezonin ku “djajtë” fituan titullin në Angli, Championsin dhe Botërorin e Klubeve.

Gjithsesi, në sytë e Rivaldos, që e ka fituar këtë çmim në vitin 1999, Lionel Mesi është futbollisti më i mirë në botës. “Mes Kristiano Ronaldos dhe Mesit, unë zgjedh Mesin. Për mendimin tim, ai është më i miri në botë, - tha braziliani që u shpall kampion bote në vitin 2002.

- Kristiano është i aftë. 42 golat e shënuar dhe trofetë e fituar i dhanë çmimin, por unë jam nga ana e Leos. Për mua, Mesi është më krijues se Kristiano dhe më kujton veten. Leo ka aftësinë të vendosë fatet e një ndeshjeje, pavarësisht nga shkelmat që merr.

Dhe është vetëm 21-vjeç…” Rivaldo gjithashtu beson se Mesi do ta fitojë “Topin e Artë”, nëse Barcelona vazhdon me këto ritme. Argjentinasi ka shënuar 20 gola në 22 ndeshje të luajtura këtë sezon. “Vitin e ardhshëm, ndërsa Leo dhe Barcelona do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm, do të imitojnë Mançesterin dhe Kristianon. Barça do të fitojë titullin dhe Championsin, ndërsa Leo do të shpallet lojtari më i mirë,” - tha ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Rivaldo: Mesi është numri 1!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mesi: “Te shfrytezojme startin e fuqishem”
» Rritet numri i përdoruesve të kompjuterëve Mac
» 10 Univerzitetet me te medha dhe numri e studentave
» çka është HTML
» Qka eshte PuTTY?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: