Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pujol: Rëndësi kanë trofetë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Pujol: Rëndësi kanë trofetë Empty
MesazhTitulli: Pujol: Rëndësi kanë trofetë   Pujol: Rëndësi kanë trofetë Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 8:02 pm

Kapiteni i Barcelonës shmang euforinë: Gjithçka vendoset në maj

Barcelona “po fluturon” në të gjitha veprimtaritë ku po merr pjesë dhe në “Kamp Nou” kanë filluar të ëndërrojnë për një sukses të trefishtë, që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë 108-vjeçare të klubit katalanas.

Barça kryeson kampionatin spanjoll me 12 pikë avantazh, do të luajë në 1/8-t e Ligës së Kampioneve dhe ka arritur në çerekfinalen e Kupës së Mbretit. Kapiteni Karles Pujol ndihet i lumtur nga momenti që po kalon skuadra, por i fton shokët e skuadrës të qëndrojnë të përqendruar deri në muaj maj, atëherë kur shpërndahen trofetë.

I gjithë ambienti që na rrethon është në delir; ky është një avantazh i jashtëzakonshëm, nëse ne vazhdojmë të jemi të përqendruar. Me Guardiolën kemi nisur një cikël të ri që na bën të gjithëve shumë entuziastë.

Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse kemi gjetur sekretin, por nuk ka vend për festë. Rëndësi kanë vetëm trofetë, ato mbahem mend. Gjithçka vendoset në maj dhe atëherë duhet të festojmë. Njerëzit po thonë fjalë të shkëlqyera, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Ndeshja ndaj Osasunës ishte shembulli më i mirë se ç’mund të ndodhë, në rast se bie përqendrimi. Osasuna shënoi dy herë në portën tonë, sepse e menduam ndeshjen të fituar para kohe, por kjo mund të na kushtonte shtrenjtë.

Fatmirësisht, e gjetëm forcën për të reaguar dhe për këtë na ndihmuan kampionët e mëdhenj që kemi në skuadër. Sezoni është i gjatë dhe është më e vështirë ta ruash majën sesa ta arrish atë.”

Roben: Leo i përket një tjetër planeti

Arjen Roben, mesfushori i Realit të Madridit, deklaroi dje se Lionel Mesi është futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht se ka ende shumë për t’u përmirësuar. Për të përditshmen “AS”, ai tha: “Ai është futbollisti më i mirë në botë.

Mesi është në formë të shkëlqyer. Sipas meje, i përket një tjetër planeti. Eshtë më i mirë, ndryshe nga të gjithë ne. Askush nuk mund të krahasohet me atë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Pujol: Rëndësi kanë trofetë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 4 milionë funte e kanë ndarë Villan nga Reali
» Paris: Meshkujt e kanë vështirë me mua
» Ronaldo: Fama dhe pasuria nuk më kanë ndryshua
» Barca dhe Reali kanë diçka të përbashkët
» 21:55/15.01.09 - Ngjela: PD e kane drejtuar punonjesit e sigurimit te shtetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: