Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Maradona: Me Moratin do të isha i Interit!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Maradona: Me Moratin do të isha i Interit! Empty
MesazhTitulli: Maradona: Me Moratin do të isha i Interit!   Maradona: Me Moratin do të isha i Interit! Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 8:02 pm

Legjenda argjentinase, ka qenë në Milano, ku është takuar në klubin e Interit me trajnerin Mourinjo

Eshtë një nga historitë më të mëdha të dashurisë që janë përjetuar ndonjëherë në botën e futbollit, ajo midis Diego Armando Maradonës dhe Napolit, por që mund të mos kishte lindur kurrë. Ka qenë vetë legjenda e futbollit botëror që e ka zbuluar një gjë të tillë, me rastin e vizitës në qendrën stërvitore të Interit.

Skuadrës, të cilës do t’i kishte thënë po Diego, vetëm nëse Masimo Morati do të kishte përshpejtuar hyrjen e tij në botën e futbollit me dhjetë vite. “Me gjithë respektin që kam për tifozët napoletanë, - ka deklaruar Diego, - që janë dhe do të mbeten gjithmonë në zemrën time, besoj se, nëse Morati do të kishte qenë president në atë kohë, unë do të isha bërë lojtar i Interit.

Në Itali është padyshim presidenti që pëlqej më shumë. Eshtë një person i shkëlqyer.” Verën e kaluar, sipas Maradonës, e ka vënë klubin e tij në duar të mira. “Ka marrë Mourinjon, trajnerin që unë do të kisha marrë, padyshim, nëse do të kisha qenë president i ndonjë klubi.

Ka qenë blerja më e mirë e mundshme, ia kam thënë këtë edhe Moratit, kur kam pasur rastin. Hoze ka gjithçka: di të flasë me lojtarët, me shtypin. Për mua është më i miri.” Ku i dihet, nëse si lojtar, duke parë karakterin që ka portugezi, do të kishte shkuar mirë me të…

Më pas diskutimi kalon te talenti i padiskutueshëm argjentinas, Lionel Mesi, që nga shumë cilësohet si Maradona i ri: “Ndoshta është ai, - pranon me modesti Maradona. - Do të doja që Leo të ishte akoma më i fortë se unë, do të fitonim të gjithë.

Futbolli argjentinas, kombëtarja dhe unë në cilësinë e trajnerit të kombëtares. Për këtë do të më pëlqente jo që Mesi të bëhej Maradona i ri, por që të ishte akoma edhe më i mirë se Maradona”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Maradona: Me Moratin do të isha i Interit!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maradona: Mourinho ёshtё heroi im
» Juve nuk e shfrytëzon dështimin e Interit
» Totti do luajë kundër Interit
» Moratti planifikon pastrimin e Interit
» Del Piero: Kryesimi i Interit do të zgjasë edhe pak

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: