Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kakà, “jo” Sitit: Dua të plakem te Milani!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Kakà, “jo” Sitit: Dua të plakem te Milani! Empty
MesazhTitulli: Kakà, “jo” Sitit: Dua të plakem te Milani!   Kakà, “jo” Sitit: Dua të plakem te Milani! Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 8:00 pm

Fantazisti kuqezi nuk e pranon megaofertën e Mançesterit, por synon të jetë pasardhësi i Maldinit

Dua të plaken te Milani!” Fantazisti kuqezi Kakà kështu u është përgjigjur zërave këmbëngulës që vijnë nga Anglia, për një interesim të fortë të Mançester Sitit për yllin brazilian, me një ofertë të barabartë prej 100 milionë eurosh në sezon për Milanin dhe 15 për lojtarin.

“Objektivi im është të bëhem kapiteni i kësaj skuadre,” - ka theksuar braziliani, që kishte folur mbi këtë ambicie verën që shkoi, duke konfirmuar besnikërinë e tij ndaj ngjyrave kuqezi. ”

E di që klubi ka hierarki dhe para meje janë Maldini e Ambrozini, por pastaj…,” - ka vazhduar Kakà mbi objektivat e tij të ardhshëm kuqezi. Mbi “mësymjen” e Sitit, ka shtuar: “Kam refuzuar edhe oferta të tjera të rëndësishme”.

Megjithatë, zëdhënësi dhe bashkëpunëtori i Kakasë, Diogo Kotsho, i cili cilësohet edhe si menaxheri i brazilianit (ndonëse menaxher, në të vërtetë është i ati), është pak kontradiktor:

“Një transferim i Kakasë te Mançester Siti, për momentin, nuk është i mundur, me kusht që klubi anglez të tregojë se do të ndërtojë në të ardhmen një nga skuadrat më të mira në botë”. Kotsho shpjegon: “Nuk është e mundur, edhe pse do të ishte e vështirë të gjendej një marrëveshje me Milanin.

Kampioni anglez është një nga më të mirët dhe Kakasë do t’i pëlqente një aventurë në Angli. Nuk e di, nëse do të jetë ky rasti i duhur. Tani duhet të presim zhvillimin e bisedimeve mes dy klubeve”.

I blerë në fillim të sezonit që shkoi nga familja miliardere e sheikut të pasur nga Abu Dhabi, Mansur bin Zajed al Najhan, Mançester Siti i paska afruar 100 milionë euro Milanit dhe një rrogë javore prej 550 euro në javë lojtarit, për një kontratë deri më 2013-n.

Në të vërtetë, pas takimit që pati delegacioni i Sitit para dy ditësh në Milano me drejtues milanistë, përveç Kakasë, ka kërkuar edhe kartonët e Didës dhe Gatuzos. Por tema kryesore e ditës ishte pikërisht Riki. Milani nuk tha “jo”, si gjithnjë, për shitjen e brazilianit, por iu përgjigj anglezëve të përpiqen të flasin me lojtarin.

Nëse ai do, atëherë mund të hapen zyrtarisht bisedimet. Siti, javët e shkuara kishte trokitur në dyert e Kakasë. Përfaqësuesit e brazilianit i paskan këshilluar anglezët të kalojnë një herë te “arka”, pra, te Milani, sepse gjithçka varet nga klubi kuqezi. Edhe këtu me ofertë në dorë: flitet thuajse për 15 milionë në sezon për 5 vjet.

Dhe janë optimistë: në Angli, madje thuhet se Kakà do të zbresë në fushë që të mërkurën e datës 28 janar, në Premier Ligë, në ndeshjen e kampionatit ndaj Njukasëllit. Sidoqoftë, ekziston mundësia që, nëse në janar nuk arrihet një marrëveshje, atëherë në merkaton e verës nuk mbetet gjë tjetër, veçse Kakà të nënshkruajë për klubin anglez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Kakà, “jo” Sitit: Dua të plakem te Milani!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Robinjo: Kaka prioritet i Sitit
» Kakà, një hap larg Mançester Sitit
» 243 milionë funte për Kaka? Milani pranon?
» Milani kthehet kah Ribery nёse largohet Kaka
» Milani do tё blejё katёr yje me paratё nga shitja e Kaka

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: