Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 AKR pro Shengenit ballkanik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




AKR pro Shengenit ballkanik Empty
MesazhTitulli: AKR pro Shengenit ballkanik   AKR pro Shengenit ballkanik Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 6:39 pm

Shtetet e Ballkanit, më në fund duhet t’i shfrytëzojnë ofertat konstruktive ndërkombëtare, t’i braktisin hasmëritë, pretendimet territoriale, ëndrrat për hegjemonizëm dhe vringëllimat kërcënuese për luftëra të reja. Sidomos Serbia, theksohet në një deklaratë të kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ku po ashtu bëhet e ditur se AKR mbështet nismën për një Shengen ballkanik.
Pacolli në deklaratën e tij thekson se, shtetet ekzistuese, përfshirë Kosovën, duhet ta njohin njëri-tjetrin të barabarta dhe në vend të ngritjes së tensioneve, të punojnë për cilësi më të lartë të jetesës dhe për barazi të qytetarëve të vet – ndërkaq shton se, Beogradi, nuk duhet ta përdorë komunitetin serb këtu si instrument për destabilizimin e Kosovës e as për nevojat e brendshme politike, por t’i lejojë të akomodohet në kushtet e barazisë maksimale që i ofrohen në Kosovë.

“Kosova me Serbinë mund të bëjë bisedime vetëm për çështje të ndryshme teknike, normalisht si dy shtete krejtësisht të barabarta. Dhe këto po ashtu edhe për hir të lehtësimit të jetës së qytetarëve dhe të komuniteteve në të dy shtetet përkatëse-në favor të lirisë së qarkullimit, të liberalizimit të tregut e të doganave, si parapërgatitje për hyrje në mekanizmat evropiane e botërore”, shton Pacolli në deklaratën e tij.

AKR-ja, prandaj – thuhet në komunikatë - angazhohet për një Shengen ballkanik, si një derë dhe vullnet i mirë për pranim në Unionin Evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AKR pro Shengenit ballkanik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Info & Lajmërime-
Kërce tek: