Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Bakteriologjia

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 34
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Bakteriologjia Empty
MesazhTitulli: Bakteriologjia   Bakteriologjia Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:59 pm

Bakteret


Bakteret dhe algat blu të gjelbërta janë qeliza prokariote.
Ato, për dallim prej eukarioteve, nuk kanë bërthamë. Materiali i tyre
gjenetik është i përqëndruar në një zonë të citoplazmës që quhet
nukleoid. Qelizat prokariote nuk kanë as organele citoplazmike
qelizore- siç janë mitokondriet dhe lizosomet, të cilat gjinden tek
eukariotet. Ndërkaq, një përbërës strukturor që e kanë prokariotet dhe
mungon te eukariotet është muri qelizor, që iu mundëson baktereve t’i
rezistojnë stresit osmotik. Muri qelizor dallon te bakteret e ndryshme
dhe shërben si element për ndarjen e tyre në dy grupe të mëdha –
bakteret Gram-pozitive dhe Gram-negative. Prania e murit qelizor, që
nuk haset te qelizat shtazore, rezulton në dallimin në ndjeshmërinë e
qelizave eukariote dhe prokariote ndaj antibiotikëve. Prokariotet dhe
eukariotet, po ashtu dallohen edhe në disa veçori të tjera metabolike.
Kjo vlen sidomos për metabolizimin e tyre të energjisë, ku shumë shtame
bakterore mund të adaptohen në kushte anaerobe. Në këtë seksion, do të
shqyrtohen strukturat e qelizës tipike bakterore dhe mënyrat me të
cilën ato e shfrytëzojnë energjinë nga molekulat komplekse organike.
Aspektet e ndryshme të strukturës dhe metabolizmit bakteror shërbejnë
si bazë për identifikimin dhe taksonominë e baktereve. Bakteret
vazhdimisht i nënshtrohen ndryshimeve mutagjene. Mjedisi jetësor
ushtron presion të fuqishëm selektiv tek bakteret . Prandaj, ato
evoluojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe rapide. Njëkohësisht, ato
shkëmbejnë informatat gjenetike, zakonisht ndërmjet anëtarëve të llojit
të njejtë, por nganjëherë edhe ndërmjet anëtarëve të llojeve të
ndryshme. Në vazhdim do të njiheni se si ndodhin këto procese. Bakteret
mund të kenë edhe virusë që parazitojnë në to dhe quhen bakteriofagë.
Ato janë parazitë obligativë brendaqelizorë që shumëzohen në brendi të
baktereve, duke shfrytëzuar një pjesë apo tërë makinerinë biosintetike
të strehuesit. Këto virusë mund të shkaktojnë bizen e qelizës bakterore
duke liruar thërmiza të reja të fagut infektues. Në vazhdim, po ashtu,
do të jepen raportet ndërmjet baktereve dhe bakteriofagjeve. Në fund,
para se të hulumtohen shumë sëmundje humane që shkaktohen nga bakteret,
do të jepet edhe një pasqyrë e përgjithshme e patogjenezës bakterore-
si e dëmtojnë bakteret organizmin strehues.Bakteret e vërteta (ku
përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun) janë anëtarë të të
njejtës mbretëri të gjallesave - eubacteria, bacteria. Një grup tjetër
mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme jetësore formojnë
mbretërinë tjetër - archaebacteria, Archaea. Në aspektin morfologjik,
të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri mes vete(
sidomos kur iu mungon bërthama), prandaj ato së bashku grupohen si
prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin
biokimik. Shumica e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet
e nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 ºC dhe pH=2. Këto
mikroorganizma quhen termoacidofile. Të tjerat jetojnë në mjedise që
përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës
(halofilet ekstreme).

Struktura Bakterore


Edhepse nuk janë kompekse sikur eukariotet, te prokariotet mund të
definohen disa struktura përbërëse eubakterore. Këto struktura nuk i
posedojnë të gjitha bakteret.
Plazmidet
Janë segmente të ADN-së që ndodhen jashtë kromozomeve, të pranishme
në shumë kopje dhe shpesh kodojnë faktorët e patogjenezës dhe ato të
rezistencës antimikrobike. Disa forma, po ashtu janë të përfshira në
shumëzimin e baktereve.
Mbështjellësi qelizor
Bakteret mund të ndahen në dy grupe duke u bazuar në ngjyrosjen
sipas Gramit. Bakteret Gram pozitive e mbajnë ngjyrën e kristal
violetit pas shpërlarjes me ujë, kurse ato Gram negative nuk e mbajnë
atë pas shpërlarjes. Të gjitha bakteret kanë membranë qelizore në të
cilën bëhet fosforilimi oksidativ (pasi që nuk kanë mitokondrie).
Jashtë membranës qelizore ndodhet muri qelizor, që përbën një formacion
rigjid dhe e mbron qelizën nga liza osmotike. Bakteret gram pozitive
kanë mur qelizor shumë më të trashë sesa ato Gram negative. Bakteret
Gram negative kanë edhe një membranë të jashtme shtesë. Membrana e
jashtme është bariera kryesore e permeabilitetit te bakteret Gram
negative. Hapësira ndërmjet membranës së jashtme dhe asaj të brendshme
quhet hapësira periplazmike. Bakteret Gram negative i deponojnë enzimet
e tyre zbërthyese në hapësirën periplazmike. Bakteret Gram pozitive nuk
kanë hapësirë periplazmike; ato sekretojnë ekzoenzime dhe bëjnë
digjestimin jashtëqelizor. Digjestimi është i nevojshëm, pasi që
molekulat e mëdha nuk mund të kalojnë rregullisht nëpër membranën e
jashtme (nëse është prezente) ose nëpër membranën qelizore.
Bakteret pa mur qelizor
Nëse bakteret trajtohen me 1) enzime që shkaktojnë lizë të murit
qelizor ose 2) me antibiotikë që interferojnë me biosintezën e
peptidoglikanit, atëherë shpesh mund të krijohen baktere pa mur
qelizor. Zakonisht këto trajtime rezultojnë në krijimin e
mikroorganizmave të paqëndrueshëm. Bakteret pa mur qelizor që nuk mund
të shumëzohen quhen sferoplaste (nëse kanë membranë të jashtme) ose
proptoplaste (nëse nuk është prezente membrana e jashtme). Nganjëherë
këto baktere mund edhe të shumëzohen (format L).
Flagjela
Disa lloje bakteresh janë të lëvizshme dhe kanë organele të lëvizjes
– flagjela. Ato janë të afta ta shijojnë mjedisin e tyre jetësor dhe të
përgjigjen ndaj substancave kimike ushqyese ose materieve helmuese duke
lëvizur drejt tyre apo larg nga to (kemotaksa). Flagjelat janë të
fiksuara në membranën qelizore, zgjaten nëpër mbështjellës qelizor dhe
shtrihen si varg i gjatë. Flagjela përbëhet nga një numër proteinash,
përfshirë edhe flagjelinën. Ato e lëvizin qelizën përmes rrotacionit me
lëvizje sikur helikë. Filamentet aksiale te spiroketat kanë funksion të
ngjashëm sikurse flagjelet. Proteinat lidhëse në hapësirën periplazmike
ose membranën qelizore i lidhin burimet e ushqimit (siç janë sheqernat
dhe aminoacidet) duke shkaktuar metilimin e proteinave të tjera të
membranës qelizore të cilat ndikojnë në lëvizjen e qelizës me flagjela.
Permeazat janë proteina që pastaj i transportojnë këto ushqime nëpër
membranën qelizore. Energjia dhe burimet e karbonit mund të deponohen
sipas nevojës në “granulat deponuese” të citoplazmës që përmbajnë
glikogjen, polihidroksibutirat ose polifosfate.
Piliet (sinonim: fimbriet)
Llojet e pilieve dallohen mes shtameve të ndryshme bakterore. Ato
janë projeksione qelizore në formë të fijeve të flokut (Figura 5). Disa
janë të përfshira në konjugimin seksual dhe të tjerat mundësojnë
ngjitjen në sipërfaqet epiteliale të strehuesit gjatë procesit infektiv.
Kapsulat dhe shtresat jargëzuese
Këto janë struktura që e rrethojnë nga jashtë membranën qelizore.
Nëse janë qartë të definuara atëherë quhen kapsula, e nëse jo -
emërtohen si shtresë jargëzuese apo glikokaliks. Ato zakonisht përbëhen
nga polisakaridet. Mirëpo, te disa bacile ato janë të përbëra nga
polipeptidet (acidi poliglutaminik). Ato nuk kanë rol qenësor në
jetesën e qelizës dhe brenda të njejtit lloj, disa shtame mund të
prodhojnë kapsulë, kurse të tjerat jo. Kapsulat e baktereve patogjene i
pengojnë fagocitet gjatë gëlltitjes dhe shkatërrimit të baktereve.
Kapsulat shpesh humbin gjatë kultivimit in vitro.
Endosporet (sporet)
Janë forma të fjetura të qelizës bakterore që prodhohen nga disa
lloje bakteresh gjatë kushteve të pavolitshme jetësore; forma aktive e
rritur e qelizës quhet formë vegjetative. Sporet janë rezistente ndaj
shumë kushteve të pavolitshme (përfshirë temperaturat e larta dhe
tretësit organikë). Citoplazma e sporeve është e dehidruar dhe përmban
kalcium dipikolinat (acidi dipikolinik), që është përgjegjës për
rezistencën e spores ndaj nxehtësisë. Sporet më së shpeshti hasen te
gjinitë Bacillus dhe Clostridium.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Bakteriologjia Empty
MesazhTitulli: Re: Bakteriologjia   Bakteriologjia Icon_minitimeSun Jul 19, 2009 11:23 am

Hallall te qoft
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Bakteriologjia Empty
MesazhTitulli: Re: Bakteriologjia   Bakteriologjia Icon_minitimeFri Oct 15, 2010 12:05 pm

Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
Sponsored content





Bakteriologjia Empty
MesazhTitulli: Re: Bakteriologjia   Bakteriologjia Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bakteriologjia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
Kërce tek: