Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Acidi folik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$

Male Numri i postimeve : 908
Age : 30
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Acidi folik Empty
MesazhTitulli: Acidi folik   Acidi folik Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:58 pm

Acidi folik dhe rëndesia e tij


Acidi folik i njohur si Vitamin B9 ne SHBA dhe Gjermani e ne bote si
Vitamin B11 apo edhe si Pteroylgltamat eshte zbuluar ne vitin 1941.
Vitamin B11 eshte nje Vitamin e treteshme ne uje dhe e ndieshme kunder
drites e nxehtesise, dhe i takon grupit te Komplexit-B te Vitamineve.
Sipas studimeve mjekësore që u bënë në ShBA gjatë vitit 2004,
acidi folik mund të ndikoj pozitivisht mbi parandalimin e tensionit të
latë si dhe gjate lindjeve me defekte. Rëndesia e tij është e
shumëfishtë. Shkaku qëndron tek aftësitë e mëdha të këtij acidi të
parandalojë hipertensionin arterial i cili manifestohet me shtypje te
larte te gjakut si dhe me çrregullime të mëdha në sistemin
kardiovaskular. Është konstatuar se sasia e tij e mjaftueshme në ditë
është rreth 400 µg (mikrogram) në ditë. Përdorimi racional i ketij
acidi ndihmon në stabilizimin e tensionit të gjakut, poashtu tek femrat
ndihmon gjatë lindjeve që kanë çrregullime në zhvillimin e fetusit.

Ku gjendet acidi folik?


Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi të zeza, perime
të gjelbërta, pemë, spinat,brokoli,patate,tomate,mishe, peshk si dhe në
bukën e zezë.

Si mund te parandalohet hipertensioni arterial?


Mungesa e acidit folik, vitamines B12 ose vitamines B6 mundet ta
rrise nivelin e homocisteines, një aminoacid i cili është prezent në
gjak. Rritja e nivelit të homocisteines ndikon negativ në arteriet
koronare sepse në një periudh të gjatë kohore vështirëson qarkullimin e
gjakut dhe në disa raste mund të kalojë edhe në infarkt në zemër.
Mjekimi përmes acidit folik është adekuat dhe jo shumë i shtrenjtë por
zhgjat shumë. Prandaj krahas acidit folik përdoren edhe terapi tjera.

Vetitë biokimike të acidit folik


Është acid karboksilik i cili fitohet prej tretësirës ujore të
vitaminës B dhe ka 6 stereoizomere natyrale. Merr pjese gjatë formimit
të acideve nukleike ADN dhe ARN si edhe gjatë ndërtimit të mureve të
qelizave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Acidi folik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
Kërce tek: