Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Qeliza dhe Llojet e Qelizes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$

Male Numri i postimeve : 908
Age : 30
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Qeliza dhe Llojet e Qelizes Empty
MesazhTitulli: Qeliza dhe Llojet e Qelizes   Qeliza dhe Llojet e Qelizes Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:57 pm

Qeliza është njësia thelbsore, funksionale strukturale e të
gjitha organizmave të gjalla, bartëse e jetës, sepse në të zhvillohen
të gjitha proceset jetësore (funksionet).
Qeliza është trupthi i cili është i mbështjellur me mbështjellës
qelizor. Ajo është e mbushur me lëngun e dendur qelizor – citoplazmëm.
Në të janë të vendosura pjeset e imëta qelizore – organelet, të cilat
kryejnë funksione të ndryshme jetësore.
Qelizat sipas formës janë të ndryshme. Qelizat shtazore mund të kenë
formë të drejtkëndëshit, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale),
zgjatore (q. Muskulore), yjore (q. Eshtrore), të degëzuara (q. Nervore)
etj.
Qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Të mëdhatë janë
disa qeliza speciale, siç janë vezet e shpendëve. Ndër to vigan i
vërtëtë është veza e struthit, e cila është e madhe sa 36 vezë të pulës.
Llojet e qelizave


Qelizat ndahen në:

  • Eukariote
  • Prokariote

Qeliza është njësia baze ndertimore dhe funksionale e organizmit.
Organizmat e gjallë ndërtohen (trupi i njeriut rreth 100 trilion) nga
disa llojë qelizash të cilat biologët dhe kimistët i klasifikojne në
disa grupe:

  • Qelizat dhjamore janë si fluska shumë të vogla ku secila mban një rruazë të vetme të vyer si rezerve energjie.
  • Qelizat e gjakut
    përbëjnë thuaj se gjysmën e qelizave të trupit të njeriut. Qelizat e
    kuqe të gjakut shpërndajnë oksigjenin në organizëm. Organizmi i njeriut
    prodhon në çdo sekondë rreth 2 milion qeliza të reja.
  • Qelizat nervore
    janë telat e trupit, d.m.th nëpërmjet tyre bëhet shpërndarja e
    sinjaleve elektrike me një shpejtësi prej qindra kilometrave në orë. Truri i njeriut ka rreth 100 milliardë qeliza nervore.
  • Qelizat kockore.
    Edhe pse në shikim të parë kocka duket e vdekur dhe është e fortë si
    shkëmbi ajo ndërtohet nga qëliza të gjalla. Qelizat e rrethojnë veten
    me minerale në mënyrë që ta bëjnë kockën të fortë.

Po ashtu janë edhe disa grupe tjera më të vogla si p.sh.: Qelizat e syrit të cilat në pjesëne syrit të njeriut kapin dritën me të cilen i mundësojnë atij që të shohin; Qelizat gjëndërore përbëjn mukusin e hollë në hundë dhe zorrët; Qelizat e spermës, kur një qelizë sperme e burrit bashkohet me një qelizë vezë të femrës, ato formonjnë një jetë (organizem) të ri.; Qeizat e lëkurës, në sipërfaqe mbronë pjesët delkate të organizmit nga ngacmimet e jashtme; Qelizat e bardha të gjakut janë si një lloj ushtartrie lëvizëshe dhe i gjuajnë mikrobet.
Si qelizat e para padyshim merren qelizat prokariote- greq.
pro-para, kayro-berthame , te cilat kanë një ndërtim relativisht mjaft
të thjeshtë. Ato nuk kanë bërthamë të diferencuar dhe të vetmen bazë
qëkanë atë ADN nuk është e diferencuar pra nuk ka membranë. Qelizat që kanë formë, funksion dhe ndërtim të njejtë e përbëjnë një ind.

Vetitë


Çdo qelizë ka veti të ndryshme, disa nga këto veti janë:
- Riprodhimi - me anë të ndarjes binare, mitozës ose mejozës- Metabolizmi -- Reagimi ndaj ngacmimeve të jashtme, si ndryshimi i tempëraturës apo pH-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qeliza dhe Llojet e Qelizes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
Kërce tek: