Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Tuberkulozi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$

Male Numri i postimeve : 908
Age : 30
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Tuberkulozi Empty
MesazhTitulli: Tuberkulozi   Tuberkulozi Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:55 pm

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktar i së cilës
është bacili i tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes
arrin në organizëm.

Tabela e përmbajtjeve


[fshih]



//


Tuberkulozi parësor



  1. Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë.
  2. Zakonisht është josimptomatik.
  3. grafigjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).


Tuberkulozi dytësor



  1. Prek lobet e sipërme sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni.
  2. Shenjat/simptomat: ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi.
  3. Faktorët rrezikues: HIV, të qenit i pastrehë, kequshqyerja.


[redakto] Tuberkulozi miliar



  1. Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.
  2. Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.
  3. Sindromat klasike:

    • a. Sëmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave.
    • b. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
    • c. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar.




Diagnoza



  1. Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nëse:

    • a. Në vendin e injektimit, pas 48 orësh gunga është mbi 15 mm.
    • b. Në njerëzit që janë në rrezik infektimi nga TB (te ky grup
      përfshihen edhe mjekët dhe studentët e mjekësisë), gunga është mbi 10
      mm.
    • c. Në njerëzit që janë të infektuar nga virusi HIV ose në ata që kanë kontakt me të sëmurët me tuberkuloz, gunga është mbi 5 mm.


  • Prova Mantoux negative nuk e përjashton mundësinë e tuberkulozit:

    • a. Pacienti mund të jetë anergjik (gjë jo e rrallë në pacientët me SIDA-AIDS); injeksioni i njëkohshëm i një kontrolli ndihmon për zbulimin e anergjisë.
    • b. Edhe nqs pacienti nuk është anergjik, në 50% të rasteve të TB të
      diseminuar, në momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund të
      jetë negative (dhe bëhet pozitive më pas).


  • Grafia e gjoksit:

    • a. Mund të shihet kompleksi Ghon.
    • b. Mund të shihen kavitete e nodula, sidomos në apeks të mushkërisë.


  • Kultura e sputumit:

    • a. Merren 3 kampionë sputumi, në 3 ditë të njëpasnjëshme, në mëngjes.
    • b. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodën Ziehl-Nielsen) mund
      ta vendosë diagnozën shpejt e shpejt, por ka sensitivitet të ulët.
    • c. Kultura ka sensitivitet më të lartë, por do 6-8 javë.
    • d. Materiali gjenetik i bacilit mund të zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe).


  • Biopsia e mëlçisë bëhet nëse dyshohet TB miliar.


  • Trajtimi



    1. Profilaksia:

      • a. Në USA rekomandohet që t'i bëhet profilaksi me izoniazid për 1
        vit të gjithë atyre që bëhen Mantoux pozitivë nën moshën 35 vjeç.
      • b. Izoniazidi është hepatotoksik; mbi 35 vjeç i jepet izoniazid
        vetëm atyre që janë në shumë rrezik infektimi (atyre që kanë HIV,
        mangësi imune, kontakt të afërt me të sëmurët me TB).


  • Tuberkulozi aktiv.

    • a. Përdoret kombinim barnash:(i) rifampin; (ii) isoniazid; (iii) pyrazinamide; (iv) ethambutol; (v) streptomycin.
    • b. Rifampina, izoniazidi, dhe pirazinamidi janë që të treja barna hepatotoksike.
    • c. Izoniazidi shkakton neuropati; ethambutoli shkakton neurit
      optik; streptomicina si gjithë aminoglukozidet shkakton ototoksicitet
      dhe dëmtim të veshkave.


  • Mbrapsht në krye Shko poshtë
     
    Tuberkulozi
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
    Kërce tek: