Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 ADN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$

Male Numri i postimeve : 908
Age : 30
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

ADN Empty
MesazhTitulli: ADN   ADN Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:45 pm

Acidi desoksiribonukleik, shkurt ADN (anglisht - DNA) është një acid nukleik (bërthamor) zakonisht në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë që përmban udhëzime gjenetike përcaktuese për zhvillimin biologjik të të gjitha formave qelizore të jetës, dhe të shumë vireve. ADN është një polimer i gjatë i nukleotidës dhe kodon renditjen e acidit aminoik i gjendur ndër proteina duke përdorur kodin gjenetik, një kod trinjak i nukleotideve.
Në tërësinë e qelizave eukariotike si të atyre të bimëve, kafshëve, kërpudhave dhe protistëve, shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat e thjeshta të quajtura prokariote, duke përfshirë eubakterian dhe arkaean, ADN nuk është e ndarë nga citoplazma me një cipë bërthamore. Organelet qelizore të njohura si kloroplaste dhe mitokondri gjithashtu përmbajnë ADN.
ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë
e trashëgimisë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të
trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e
flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y mashkullor rrjedh nga babai.
ADN-ja e çdo njeriu, pra gjenet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit. ADN mitokondrinore e nënës së bashku me njëzetetre kromozoma nga secili prind bashkohen të formojnë gjenin e zigotës, veza e pllenuar. Si përfundim, me përjashtim të qelizave të kuqe të gjakut, shumica e qelizave njerëzore përmbajnë 23 palë kromozomesh, së bashku me ADN mitokondrinore të trashëguar nga nëna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ADN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
Kërce tek: