Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Hajni pranon mbi 500 krime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf

Male Numri i postimeve : 822
Age : 37
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Hajni pranon mbi 500 krime Empty
MesazhTitulli: Hajni pranon mbi 500 krime   Hajni pranon mbi 500 krime Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 5:29 pm

Duke shërbyer dënimin me burg për shkak të një plaçkitje të kryer në vitin 2007, 31-vjeçari britanik me emrin Stuart McCormick ka thirrur policinë në qelinë e tij. Ka dashur ta lehtësojë shpirtin e vet prandaj ka pranuar 500 krime të cilat i ka bërë, e për të cilat nuk e kanë dënuar. I ka mahnitur policët me kujtesën e tij fotografike.
Atë e kanë vozitur rreth e qark qytetit Gloucester në Britani të Madhe ku u ka treguar të gjitha shtëpitë e automjetet të cilat i ka plaçkitur apo vjedhur. Në fund i kanë numëruar madje 303 shtëpi dhe 201 automjeti të cilat ky i kishte plaçkitur.

U janë nevojitur një vit e gjysmë për të vërtetuar të gjitha dëshmitë e tij. Gjykatësi e ka dënuar me tri vite e tre muaj për plaçkitje të shtëpive dhe gjashtë muaj për plaçkitje apo vjedhje të automjeteve. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në burg për shkak të krimit të mëhershëm, prandaj britaniku në burg do të mbetet edhe disa muaj më shumë sesa që është dashur.

“Kujtesa e tij është e pabesueshme. Policia është e kënaqur sepse ka zgjidhur rreth 500 krime. Ka bashkëpunuar me ne prandaj gjykatësi e ka shqiptuar dënimin më të vogël sesa zakonisht”, ka thënë avokati i Stuartit, John Holmes.

_________________
"Kush i largon një besimtari një brenga nga brengat e dynjasë, Zoti do ia largojë brengat e botës tjetër."




Hajni pranon mbi 500 krime Logo10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albaniansharks.albanianforum.net
 
Hajni pranon mbi 500 krime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Fun-
Kërce tek: