Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pastruesit gjejnë 170 mijë euro

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf

Male Numri i postimeve : 822
Age : 37
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Pastruesit gjejnë 170 mijë euro Empty
MesazhTitulli: Pastruesit gjejnë 170 mijë euro   Pastruesit gjejnë 170 mijë euro Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 5:21 pm

Duket se puna e pastruesve të mbeturinave nuk është edhe aq e keqe. Pasi që para disa ditësh disa pastrues rrugësh në Amerikë gjetën 100.000 dollarë në një gomë kamioni pranë rrugës, të enjten kolegët e tyre në qytetin gjerman Henningsdorf, nuk kanë mundur t’u besojnë syve - kur në mesin e mbeturinave kanë gjetur një kasë me 170.000 euro.
Kasa kishte ardhur në mbeturina në kuadër të javës së hedhjes së mbeturinave metalike në Berlin, shkruan gazeta “Henningsdorfer Generalanzieger”. Pastruesit e kanë gjetur të enjten, derisa policia e ka vërtetuar këtë të premten, duke përjashtuar mundësinë se bëhet fjalë për vjedhje.

Është vërtetuar se bëhet fjalë për kasën e bankës gjermane “PostBank” të punësuarit e së cilës gjatë zhvendosjes kanë harruar ta zbrazin. Pasi që banka e ka zbuluar se shuma e caktuar mungon, zëdhënësi i saj Ralf Palm ka thënë se “po ndërmarrin të gjitha masat që paratë të gjenden”.

Kur banka ka rënë në kontakt me kompaninë komunale, fillimisht u është thënë se kasa është dërguar jashtë vendit. “Kemi pasur fat të madh”, ka thënë Palm pasi që kasa është gjetur në kompaninë e mbeturinave në Henningsdorf.

_________________
"Kush i largon një besimtari një brenga nga brengat e dynjasë, Zoti do ia largojë brengat e botës tjetër."




Pastruesit gjejnë 170 mijë euro Logo10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albaniansharks.albanianforum.net
 
Pastruesit gjejnë 170 mijë euro
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Fun-
Kërce tek: