Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 S’ka çështje të Kosovës, statusi është zgjidhur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

S’ka çështje të Kosovës, statusi është zgjidhur Empty
MesazhTitulli: S’ka çështje të Kosovës, statusi është zgjidhur   S’ka çështje të Kosovës, statusi është zgjidhur Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 4:32 pm

Çështja e Kosovës ka marrë fund, sepse është zgjidhur statusi i Kosovës. Sipas mendimit tim - rihapja e çështjes së Kosovës është gjë joreale - ka deklaruar Cameron Munter, ambasador i SHBA-ve në Beograd.
Munter po ashtu ka thënë se liderët institucionalë të Republikës së Serbisë dhe ata të Republikës së Kosovës do të duhej të bisedonin si fqinjë dhe t’i zgjidhin problemet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa kjo gjë do të përkrahej nga SHBA-të.

Në një intervistë për gazetën “Politika”, Munter ka thënë se raportet multi-dimensionale amerikano-serbe janë të suksesshme, mirë ai ka shfaqur brengen e tij, “pse qeveria e re e Serbisë i fokuson këto marrëdhënie në çështjen e Kosovës”.

Munter ka shpjeguar se SHBA-të, bashkë me shtetet më të fuqishme evropiane, janë duke punuar në krijimin e Kosovës si shtet multietnik dhe në zhvillim e institucioneve të saj – ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës - sipas tij - nuk do të jetë kërcënim për askënd, por siguri për njerëzit që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Mendojmë se Forca multietnike e Sigurisë së Kosovës nuk do të paraqesë problem, sepse ajo do t’ju ofrojë siguri njerëzve që jetojnë në Republikën e Kosovës, qofshin ata serbë apo shqiptarë. Është e armatosur lehtë, dhe nuk do të jenë kërcënim për askënd në rajon. Fuqishëm besojmë se është një hap pozitiv në Kosovë, për shkak të se cilit serbët nuk duhet të brengosen”, ka thënë Munter.

Sa i përket implementimit të planit gjashtëpikësh, Munter ka thënë se puna nuk është e kufizuar vetëm në gjashtë pika - ndërsa ka shtuar se ky proces udhëhiqen nga EULEX-i, ndërsa mbështetet nga Kombet e Bashkuara, në bashkëpunim me SHBA-të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
S’ka çështje të Kosovës, statusi është zgjidhur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Forum ekonomik në mes të Kosoves dhe Maqedonisë
» Walker, hero i popullit të Kosovës
» a ju pelqen jeta jasht kosoves a ne kosov
» Panamaja njohu shtetin e pavarur të Kosovës
» Lavrov: Njohja e Kosovës edhe Osetisë dallojnë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Info & Lajmërime-
Kërce tek: