T3chn1calWolf Admin
Numri i postimeve : 822 Age : 41 Qyteti : ne Form :P Registration date : 07/01/2009
| Titulli: PDK-ja e AAK-ja vazhdojnë t’ia marrin njëra-tjetrës elektoratin Sun Feb 01, 2009 4:32 pm | |
| Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë përpjekjet që t’ia marrin njëra-tjetrës elektoratin duke shpërndarë libreza.Kështu PDK-ja në Gjilan ka paralajmëruar që sot do të bëhet aderimi i kryesisë së AAK-së së Gjilanit në PDK, ndërsa AAK-ja konsolidimin e kryesisë së re të Degës së partisë në këtë qytet. Nga ana tjetër, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, do të shpërndajë sot në Deçan rreth 1.500 libreza për anëtarët e rinj të partisë, të cilët kanë qenë anëtarë të partive të tjera përfshirë edhe të PDK-së, njofton nëpërmjet një komunikate shtypi AAK-ja. Kjo luftë për libreza mes këtyre dy partive ka nisur para disa javësh kur në PDK kaluan AAK-ja e Vushtrrisë dhe e Drenasit. /ktv/ | |
|