Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 PSD: Raporti i Qeverisë është shumë joprofesional

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

PSD: Raporti i Qeverisë është shumë joprofesional Empty
MesazhTitulli: PSD: Raporti i Qeverisë është shumë joprofesional   PSD: Raporti i Qeverisë është shumë joprofesional Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 4:31 pm

Raporti i qeverisë për punën njëvjeçare në përgjithësi është shumë joprofesional, i stërngarkuar me detaje të panevojshme, me përshkrime të punëve rutinore dhe më shumë pak substancë, ka vlerësuar Partia Social Demokrate.
Ky raport, sipas kësaj partie, nuk korrespondon me realitetin që është krijuar në Kosovë për një vit pune të kësaj qeverie. “Çudit fakti se raporti nuk përmend askund asnjë dështim edhe pse në shumicën e fushave ato janë shumë evidente”, ka vlerësuar Gëzim Kasapolli, zëdhënës i PSD-së, në një konferencë për media, tëe mbajtur të dielën.

PSD po ashtu ka vlerësuar se në vitin e parë të qeverisjes kjo qeveri nuk ka përmbushur pritjet që kanë pasur qytetarët dhe nuk ka bindur se është e zonja për të mbajtur premtimet dhe për të qeverisur si duhet vendin.

“Përkundër disa të arritjeve të kësaj qeverie në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj shkollore, në shumë fusha me rëndësi vitale për vendin nuk është shënuar progres. Kjo qeveri me shumë ka punuar për imazhin e vet sesa të Kosovës”, ka thënë Kasapolli.

Madje sipas PSD-së, po të ishte ky vit qeverisjeje kaq i suksesshëm siç pretendon qeveria nuk do të kishte nevojë që kryeministri Thaçi t’i bënte kaq shumë marketing punës se tij dhe qeverisjes duke i zënë terminet më të shikuara të televizioneve nacionale.

“Dhe i gjithë ky marketing i kryeministrit është bërë me parat e publikut dhe të taksapaguesve dhe në njëfarë mënyre edhe kjo është një keqpërdorim i parasë publike dhe nuk i shërben qeverisjes së mirë”, thuhet në vlerësimin e PSD-së, parti kjo që ka kritikuar po ashtu veprimin e fundit të Qeverisë për dhënien e 5.7 milionë euro kompanisë izraelite Saatchi & Saatchi për ndreqjen e imazhit të Kosovës - sepse sipas saj – “është i paarsyeshëm dhe investim jo-logjik”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
PSD: Raporti i Qeverisë është shumë joprofesional
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 punëtorë të qeverisë bojkotojnë në heshtje punën
» Më pak kripë për më shumë shëndet
» E bukur në shumë mënyra
» Del Piero: Do të shënoj më shumë se 300 gola
» T-Mobile G1 po na afrohet çdo ditë e më shumë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Info & Lajmërime-
Kërce tek: