Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Bizneset reagojnë ndaj vlerësimit negativ të produkteve kosovare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Bizneset reagojnë ndaj vlerësimit negativ të produkteve kosovare Empty
MesazhTitulli: Bizneset reagojnë ndaj vlerësimit negativ të produkteve kosovare   Bizneset reagojnë ndaj vlerësimit negativ të produkteve kosovare Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 4:22 pm

Përfaqësuesit e bizneseve prodhues të produkteve vendore në takimin e mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës janë shprehur të indinjuar thellë lidhur me një deklaratë të zëvendës ministrit të tregtisë dhe industrisë Jonuz Kastrati i cili vlerësoi se produktet vendore ne krahasim me prodhimet e vendeve te huaja janë te cilësisë dukshëm me te ulët dhe kanë kërkuar nga ai që të kërkon falje publike për këtë deklaratë e cila, si vlerësuan u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Në një material të emituar në RTK më 20 janar të këtij viti zv/ministri ka vlerësuar se prodhimet kosovare ne krahasim me prodhimet e vendeve te huaja janë te cilësisë dukshëm me te dobëta, gjë që ka shkaktua pakënaqësi tek prodhuesit vendor të cilët këtë deklaratë e kanë vlerësuar shumë të dëmshme për prodhuesit kosovar të produkteve ushqimore.

Përfaqësuesit e bizneseve gjatë takimit kanë vlerësuar se realiteti nuk është i tillë siç ka deklaruar zv/ministri dhe se përkundër tij vlerësimet e përfaqësuesit ndërkombëtar kanë shprehur miradi për atë që është arritur në prodhimtarinë kosovare.

Në diskutime u theksua se përfaqësuesit e biznesit janë të pakënaqur nga deklarata e zotit Kastrati, posaçërisht duke pas parasysh faktin se bizneset në Kosovë kanë bërë shumë investime me qëllim që prodhimet vendore ti plotësojnë standardet ndërkombëtare të kualitetit.

MTI-ja nuk e ka ndihmuar biznesin në Kosovë u vlerësua në mbledhje dhe u kërkua që me deklaratat e pamatura të mos i sjell dëme, siç ndodhi me deklaratën e zotit Kastrati.

Në një letër dërguar pjesëmarrësve në takim zoti Kastrati ka theksuar se deklarata e tij është nxjerr nga kontesti dhe se ajo që është emituar në RTK është vetëm pjesë e deklarimit në tërësi.

Në fund të takimit u konludua që zv/ ministri Kastrati publikisht të kërkon falje për atë që ka deklaruar në RTK.

Gjithashtu u kërkua nga MTI që të hartoj një platformë se si të tejkalohet gjendja e shkaktuar me deklaratën e zv/ministrit dhe që të insistohet që Agjencia për Promovimin e Investimeve të funksionalizohet dhe të realizon projekte në këtë drejtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Bizneset reagojnë ndaj vlerësimit negativ të produkteve kosovare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriza, 30 milionë euro për bizneset
» Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar
» Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar
» Han: Dua fitore ndaj Maltës
» Rezistent ndaj goditjeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: