Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Arrestojnë dhinë për vjedhje të automjetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf

Male Numri i postimeve : 822
Age : 37
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Arrestojnë dhinë për vjedhje të automjetit Empty
MesazhTitulli: Arrestojnë dhinë për vjedhje të automjetit   Arrestojnë dhinë për vjedhje të automjetit Icon_minitimeTue Jan 27, 2009 5:25 pm

Policia nigeriane ka mbajtur në paraburgim një dhi nën dyshimin se ka kryer vjedhje të armatosur.
Policët e kanë sjellë kafshën e shkretë në stacionin e tyre duke pohuar se ajo në të vërtetë është një kriminel i cili falë magjisë së zezë ka marrë formën e dhisë për t’i ikur arrestimit pas tentimit të vjedhjes së automjetit.

Policia është duke e mbajtur dhinë në paraburgim derisa të vendos se çfarë të bëj tutje me të.

Zëdhënësi i policisë shtetërore në rajonin Kwara në Nigeri, Tunde Mohammed, ka thënë se: “Një grup policësh është lajmëruar vjedhjen e një automjeti derisa ishin në patrullë. Ata ishin nisur pas hajnave të cilët kanë filluar të ikin. Një ka arritur të ikë, derisa tjetri është shndërruar në dhi. Dorën në zemër, për këtë nuk kemi dëshmi dhe mu për këtë kemi vendosur ta mbajmë në paraburgim. Duhet të dëshmohet edhe në mënyrë shkencore nëse njeriu mund të kthehet në dhi”.

Besimi në magji tek nigerianët nuk është asgjë e pazakontë. Banorët kureshtarë ia kanë mësyrë burgut për ta para dhinë e arrestuar e madje edhe e kanë fotografuar për gazetat lokale sesi rrinte shtrirë në kashtën e vendosur për të.

_________________
"Kush i largon një besimtari një brenga nga brengat e dynjasë, Zoti do ia largojë brengat e botës tjetër."




Arrestojnë dhinë për vjedhje të automjetit Logo10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albaniansharks.albanianforum.net
 
Arrestojnë dhinë për vjedhje të automjetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Fun-
Kërce tek: