Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dalja nga recesioni varet nga tregu i shtëpive

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Dalja nga recesioni varet nga tregu i shtëpive Empty
MesazhTitulli: Dalja nga recesioni varet nga tregu i shtëpive   Dalja nga recesioni varet nga tregu i shtëpive Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 8:44 pm

Çmimet e shtëpive në Shtetet e Bashkuara ranë në vitin 2008 për të dytin vit me radhë dhe rënia vazhdon ende. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Barry Wood, ekonomistët besojnë se ekonomia nuk do të dalë nga recesioni, deri sa çmimi i shtëpive të bjerë në nivelin më të ulët dhe pastaj të rifillojë përsëri ngritja.

Çmimet masatare të shtëpive në Shtetet e Bashkuara ranë me rreth 9 për qind vitin e kaluar. Në pjesën më të madhe kjo ndodhi për shkak të një numri rekord njerëzish që nuk ishin në gjendje të shlyenin pagesën mujore ndaj bankës, apo të rimarrjes nga bankat të pronësisë së shtëpive, të cilat blerësit nuk ishin më në gjendje t’i paguanin.

Vitin e kaluar pati 2,3 milionë shtëpi që u morën në pronësi nga bankat, ngaqë pronarët nuk ishin në gjendje të shlyenin pagesën mujore për kredinë bankare.

Profesori i ekonomisë pranë Insitutit "Carnegie Mellon", Alan Meltzer, është i një mendimi me Presidentin Obama dhe këshilltarët e tij kryesorë se rimëkëmbja e ekonomisë nuk do të fillojë, pa u stabilizuar çmimet e shtëpive.

Duke folur në një forum që u mbajt dje në Washington, zoti Meltzer tha se shkurtimi i taksave duhet të përdoret si një masë për stimulimin e tregut të shtëpive.

"Le të japim një përfitim nga taksat, për t’i lejuar njerëzit ta shpenzojnë për shumën e nevojshme për të blerë një shtëpi, në se ata blejnë një shtëpi ekzistuese, por le ta bëjmë këtë vetëm vitin e ardhshëm", - tha ai./woa/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Dalja nga recesioni varet nga tregu i shtëpive
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kurti: Heqja e karburantit D2 nga tregu shmang abuzimet për konsumatorët
» Kriza, KE: Recesioni do të jetë i gjatë
» Konfindustria, sa më shpejt të krijohet tregu 7 milionësh
» Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar
» Bizneset shqiptare, sytë nga tregu kosovar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: