Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 100 kriminelë shqiptarë “strehohen” në Britani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

100 kriminelë shqiptarë “strehohen” në Britani Empty
MesazhTitulli: 100 kriminelë shqiptarë “strehohen” në Britani   100 kriminelë shqiptarë “strehohen” në Britani Icon_minitimeSat Jan 24, 2009 8:32 pm

Të paktën 100 kriminelë shqiptarë fshihen në Angli dhe ky shtet nuk po i ekstradon. Në një artikull të botuar sot online Daily Telegraph i referohet një deklarate që drejtori i përgjithshëm i Policisë shqiptare, Ahmet Prençi ka bërë mbrëmë ku ankohet se gjykatat britanike po pengojnë përpjekjet e vendit te tij që kriminelët të ekstradohen në Shqipëri.

Shumë nga këta kriminele shfrytëzojnë sistemin e azilit për të fituar edhe shtetësi britanike, ndërkohë që kanë hyrë ilegalisht në këtë shtet. “Ne kemi një listë shqiptarësh që fshihen në Britaninë e Madhe. Janë 100 kriminelë, më shumë se 80% e tyre kërkohen për vrasje dhe janë dënuar në mungesë”, citohet të ketë thënë Prençi.

“Atyre madje iu është garantuar shtetësi britanike, pavarësisht kërkesave të autoruiteteve shqiptare për ekstradimin e tyre për të vuajtur dënimin në Shqipëri” citon e përditshmja angleze Daily Telegraph .

Aktualisht Home office, ose Ministria e Brendshme britanike është vënë në dijeni për identitetin dhe të dhënat e këtyre personave. Shumë prej tyre janë regjistruar si refugjatë gjatë luftës në Kosovë, por problemet që kanë pasur gjykatat britanike për të gjetur përkthyes e psikologë kanë vonuar procedurat ligjore për këta persona.

“Ne jemi të pakënaqur që gjykatat angleze vazhdimisht refuzojnë ekstradimin e këtyre kriminelëve. Nuk ka asnjë arsye që një qytetar shqiptar i cili ka kryer një krim nuk duhet të ndëshkohet”, citohet të ketë thënë Prençi.

Grupe të aktivistëve shpjegojnë këtë me sistemin e dështuar britanik të azilit. Sir Andrew Green i organizatës Migration Watch thotë se është shqetësuese kur kriminelët përfitojnë kaq lehtë azil në Britani. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme britanike thotë se “vetëm një fraksion i listës së atyre kriminelëve që Shqipëria mendon se ndodhen në Britani, realisht jetojnë këtu. Këta persona janë në listën e vëzhgimit dhe në kompjuterët e policisë. Madje shumë prej tyre janë në procese gjyqësore të ekstradimit”.

Qeveria britanike thekson se ajo që ka ndodhur dhjetë vite më parë nuk mund të ndodhë më, pasi tani janë forcuar rregullat për të mos lejuar hyrje ilegale në Britani. Çdo vizë që jepet tani ka shenjat e gishtërinjve të aplikantit.

Ne nuk do të tolerojmë të abuzohet me sistemin e emigracionit. Nëse dikush ka marrë shtetësinë, 10 vjet më parë, duke u paraqitur si qytetar i një shteti tjetër, ligji na lejon t’ia heqim shtetësinë - dhe ne do ta bëjmë”, mbyll fjalën e tij zëdhënësi i ministrisë së Brendshme në Britaninë e Madhe. /news24/bw/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
100 kriminelë shqiptarë “strehohen” në Britani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Slumdog” shpërthen nё Britani
» Nëna ime është 100% shqiptare
» Nëna ime është 100% shqiptare
» Federata Shqiptare e Futbollit
» Princi Leka II: Kerkoj nje vajze shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Info & Lajmërime-
Kërce tek: