Numri i postimeve : 908 Age : 34 Qyteti : kaqanik Registration date : 14/01/2009
Titulli: Bonot, dalin në shitje 19 miliardë lekë Fri Jan 23, 2009 5:46 pm
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, zhvilloi dje ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit të qeverisë.
Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në këtë ankand Ministria e Financave nxori për shitje bono thesari me maturim 12 e 6-mujor, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë. Këto bono do të emetohen në 9.01.2010 dhe 28.06.2009. Nga totali prej 19 miliardë lekësh, 12.7 miliardë do të jenë bono me maturim 12-mujor dhe 6.3 miliardë lekë do të jenë bono me maturim 6-mujor që do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë.