Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Korçë, varfëria falimenton 300 biznese

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 34
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Korçë, varfëria falimenton 300 biznese Empty
MesazhTitulli: Korçë, varfëria falimenton 300 biznese   Korçë, varfëria falimenton 300 biznese Icon_minitimeFri Jan 23, 2009 5:36 pm

Dhënia e mallit veresie dhe rënia e fuqisë blerëse, shkaku kryesor për mbylljen e dyqaneve

Varfëria e njerëzve dhe malli i dhënë veresie është bërë shkak për falimentimin e një numri të madh subjektesh të biznesit të vogël në Korçë. Plot 300 bizneseve të vogla janë mbyllur gjatë vitit 2008 për shkak të rënies së fuqisë blerëse dhe pamundësisë për të mbledhur paratë e mallrave të dhëna veresie. Pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit ka dyqane ushqimore, të cilat nuk kanë mundur të rezistojnë më në treg. Qytetarë të shumtë në Korçë, nga mungesa e punës dhe të ardhurave vazhdojnë të marrin produktet ushqimore duke shënuar emrat në lista të gjata. Krahas këtij fenomeni në rritje, tregtarët janë përballur edhe me rënien e fuqisë blerëse, çka ka bërë që shumë dyqane ushqimore brenda një viti të falimentojnë, duke kërkuar pranë autoriteteve çregjistrimin e tyre.

Që nga buka, vezët, vaji dhe deri te fruta-perimet, janë artikujt që merren veresie nga klientët e dyqaneve të qytetit. Fenomeni i listave gjendet në çdo cep, jo vetëm në zonat periferike. Tregtarët e pakicës në dyqanet ushqimore thonë se klientët u kanë borxhe të shumta, ndërsa aktiviteti i tyre i përditshëm rrezikohet nga rënia drastike e shitjeve dhe humbja e fitimit. "Unë kam në listë 25 klientë, të cilët furnizohen me ushqime dhe nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë. Borxhi total shkon në 200 mijë lekë të reja. Këto janë kryesisht familje të varfra, me invalidë, të papunë ose që marrin përkrahje sociale dhe një pjesë të parave e shlyejnë kur marrin ndihmën ose pensionin, por ka shumë të tjerë, të cilët nuk kanë fare të ardhura dhe ngelen me detyrime ndaj nesh. Edhe për ne si tregtarë ky është një problem i madh. Ne rrezikojmë ta mbyllim dyqanin se nga paratë e xhiros ditore mezi arrijmë të bëjmë furnizimin me mall", tregon Shefqeti, një pronar dyqani ushqimor në lagjen 17 të qytetit. Në çdo dyqan gjen lista të gjata me emra klientësh dhe shumat që ata kanë borxh ndaj dyqaneve.

Shifra e bizneseve që kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit konfirmohet nga Drejtoria e të Ardhurave në Bashkinë e Korçës. Drejtori Petrika Tollkuçi tregon se shkaqet lidhen më shumë me krizën ekonomike dhe faktin se dyqanet pranojnë të japin ushqime veresie derisa më në fund detyrohen të deklarojnë mbylljen. "Kanë deklaruar mbylljen në periudha të ndryshme kohore gjatë vitit 2008 të paktën 300 biznese. Shkaqet që kanë çuar në deklarimin e mbylljes së aktivitetit nga ana e tyre ka qenë mungesa e fitimeve si rezultat i krizës ekonomike, varfërisë dhe listave të shumta të borxheve që u kanë klientët. Pas deklarimit të mbylljes kemi bërë edhe verifikime të këtyre biznese që janë të gjitha biznese të vogla, kryesisht pika të shitjes së artikujve ushqimorë dhe shumë pak pika shitjesh të artikujve industrialë. Kemi konstatuar se vërtet nuk përballojnë aktivitetin me të ardhura", deklaron drejtori i të ardhurave pranë Bashkisë, Petrika Tollkuçi.

Sipas tij, të gjitha bizneset e vogla, të cilat kanë deklaruar mbylljen kanë bërë derdhjen e detyrimeve ndaj tatim-taksave. "Asnjë nga bizneset e mbyllura nuk ka pasur probleme me shlyerjen e detyrimeve. Pasi kanë deklaruar mbylljen kanë bërë edhe pagesat e taksave", ka thënë Tollkuçi. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së aktivitetit tregtar që kanë pasur këto biznese, të cilat jo vetëm nuk arrijnë të përballojnë detyrimet ndaj shtetit, por nga ana tjetër kanë falimentuar për shkak të fuqisë blerëse në rënie dhe mungesës së fitimit ditor.

Nga 400 biznese të regjistruara vitin e kaluar, vetëm 100 ushtrojnë tashmë aktivitet në qytetin e Korçës.


loading
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Korçë, varfëria falimenton 300 biznese
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Minierat dhe nafta: Kriza botërore po na falimenton

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: