Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Thaçi përgëzon presidentin Obama

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Thaçi përgëzon presidentin Obama Empty
MesazhTitulli: Thaçi përgëzon presidentin Obama   Thaçi përgëzon presidentin Obama Icon_minitimeWed Jan 21, 2009 5:35 pm

Kryeministri Hashim Thaçi përgëzoi presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e inaugurimit në postin e presidentit të 44 të SHBA-ve.

Në mesazhin e kryeministrit të Kosovës, thuhet:

Shkëlqesia Juaj, President Obama,

Inaugurimi Juaj në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngjarje e madhe dhe historike për vendin Tuaj, për demokracinë amerikane dhe për gjithë botën e lirë dhe demokratike.

Zgjedhja Juaj president i SHBA-ve, shpalosi para botës kualitetet e qëndrueshme të shoqërisë amerikane, në themelet e së cilës qëndrojnë vlerat e larta të shpirtit amerikan: vlerat e lirisë, patriotizmit, drejtësisë, përgjegjësisë, besimit dhe shpresës.

Ceremonia e inaugurimit Tuaj si President i 44 i SHBA-ve ishte ngjarje globale dhe frymëzuese për të gjitha kombet, popujt dhe shoqëritë që synojnë ndërtimin e shoqërive të lira, demokratike dhe të zhvilluara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë qenë flamurtare të përhapjes dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë në përmasa botërore. Idealet e tilla vazhdojnë të personifikohen me emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova dhe gjithë qytetarët e saj janë krenar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë kontributin dhe përkrahjen e madhe të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta, me urimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen Tuaj, të arrijnë lulëzim më të madh, zhvillim më të hovshëm dhe suksese në ndërtimin e paqes anembanë globit.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Thaçi përgëzon presidentin Obama
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Tadiq e ka në zyrë fantazmën e Millosheviqit
» Beyonce: Obama më bën krenare
» Obama oPhone nga Kenia
» Smith: Obama e ka ndryshuar botën
» Pacolli në ceremoninë inauguruese të presidentit Obama

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Info & Lajmërime-
Kërce tek: