Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kosova zyrtarisht me Forcë të Sigurisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Kosova zyrtarisht me Forcë të Sigurisë Empty
MesazhTitulli: Kosova zyrtarisht me Forcë të Sigurisë   Kosova zyrtarisht me Forcë të Sigurisë Icon_minitimeWed Jan 21, 2009 5:28 pm

Flamuri i Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga dita e sotme do të qëndrojë mbi ndërtesën ku deri dje ishin Trupat Mbrojtëse të Kosovës. FSK-ja, mbrëmë në mesnatë, ka filluar misionin edhe zyrtarisht.

Në një ceremoni simbolike, trupat e FSK-së janë rreshtuar para ndërtesës në minutat e parë të ditës së sotme, me ç’rast ka parakaluar edhe komandanti i kësaj force, gjenerali Sylejman Selimi.

I veshur me uniformën e re, gjeneral Selimi me këtë rast ka thënë se kjo trupë është ndërtuar me parametrat e NATO-s dhe do të bashkëpunojë me miqtë ndërkombëtarë dhe me institucionet e Kosovës.

Forca e Sigurisë e Kosovës do të jetë forcë shumetnike dhe e krijuar në bazë të paketës së Ahtisaarit.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës pa dallim kombësie, religjioni dhe gjinie do të kenë të drejtë të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar ekipi për verifikim i KFOR-it. Personat e interesuar të konkurrojnë për oficerë duhet të jenë 25 deri në 30 vjeç dhe të kenë diplomë universitare, ndërsa ata për grada të tjera 18 deri në 30 vjeç dhe duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm.

Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga pesë faza të ndryshme, ndërsa të interesuarit duhet t’i dorëzojnë aplikacionet deri më 14 shkurt, kohë kjo kur edhe do të fillojë procesi i rekrutimit. FSK-ja do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervistë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Kosova zyrtarisht me Forcë të Sigurisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova zyrtarisht me Forcë të Sigurisë
» Filmi - Film UCK Kosova
» Kosova, sukses i administratës Bush
» Petrovci së shpejti do të largohet nga Kosova
» Delta Force 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Info & Lajmërime-
Kërce tek: