Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Microsoft shkel rregullat kundër monopolit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



Microsoft shkel rregullat kundër monopolit Empty
MesazhTitulli: Microsoft shkel rregullat kundër monopolit   Microsoft shkel rregullat kundër monopolit Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 1:02 pm

Komisioni Evropian ka nisur një procedurë ligjore kundër Microsoft sepse supozohet që kjo kompani gjigante amerikane shkel rregullat e Bashkimit Evropian kundër monopolit, njoftojnë agjencitë botërore të lajmeve.
"Lidhja që bën Microsoft në mes Internet Explorerit dhe sistemit operativ Windows rrezikon konkurrencën në mesin e shfletuesve të internetit, përmbysë gazetat në produktet e tyre dhe në fund përdoruesve ua zvogëlon përzgjedhjen", ka njoftuar Komisioni.

Microsoftit i është dhënë afat deri në tetë javë të përgjigjet në gjetjet e Komisionit, i cili ka theksuar se kjo kompani ka mundësinë e mbrojtjes gjatë dëgjimit.

Microsoft edhe më herët ka qenë në shënjestër të veprimeve evropiane kundër monopolit. Gjykata evropiane e drejtësisë në vitin 2004 ka përcaktuar se Microsoft i ka shkelur rregulloret e BE-së kundër monopolit, duke tentuar të rrezikojë rivalët me programet e veta për përmbajtjet multimediale.

Kompania ishte dënuar me mbi 600 milionë dollarë dhe ishte urdhëruar të ofrojë versionin e sistemit operativ pa programin "Media player", si dhe të ndajë kodin komunikues me rivalët. Microsoft ishte ankuar, por dënimi ishte konfirmuar më 17 shtator të vitit 2007.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Microsoft shkel rregullat kundër monopolit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Teknologjia Botrore-
Kërce tek: