Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkarkimi i paligjshëm i muzikës ende dominues

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf

Male Numri i postimeve : 822
Age : 37
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Shkarkimi i paligjshëm i muzikës ende dominues Empty
MesazhTitulli: Shkarkimi i paligjshëm i muzikës ende dominues   Shkarkimi i paligjshëm i muzikës ende dominues Icon_minitimeMon Jan 19, 2009 8:48 pm

Federata ndërkombëtare e industrisë muzikore (IFPI) ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar madje 95 për qind e muzikës nga interneti është shkarkuar në mënyrë të paligjshme, që kjo organizatë e sheh si problemin e tanishëm më të madh.

IFPI ka publikuar edhe shumë informata tjera interesante. Gjatë vitit të kaluar, numri i shkarkimeve është rritur për 20 për qind dhe tani përbën një të pestën e shpërndarjes së përgjithshme të muzikës.

Megjithatë, tregu global dhe përfitimet e tij janë zvogëluar gjatë vitit të kaluar për shtatë për qind që sipas pohimeve të IFPI-së është përgjegjëse rënia e shitjes në CD mediumet, e që shpërndarja digjitale ende nuk ka arritur ta zëvendësojë.

Gjatë vitit të kaluar, në formë të ligjshme janë shkarkuar 1.4 miliardë këngë, derisa numri i dosjeve të paligjshme muzikore ka qenë rreth 40 miliardë. Këngëtari më i shitur nëpërmes rrugëve të ligjshme ka qenë Lil Wayne kënga e të cilit “Lollipop” është shkarkuar 9.1 milionë herë.

IFPI përfaqëson rreth 1.400 kompani të industrisë muzikore nga 72 vende të botës.

_________________
"Kush i largon një besimtari një brenga nga brengat e dynjasë, Zoti do ia largojë brengat e botës tjetër."




Shkarkimi i paligjshëm i muzikës ende dominues Logo10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albaniansharks.albanianforum.net
 
Shkarkimi i paligjshëm i muzikës ende dominues
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Teknologjia Botrore-
Kërce tek: