Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Palm Pre – më në fund “vrasësi” i iPhone?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



Palm Pre – më në fund “vrasësi” i iPhone? Empty
MesazhTitulli: Palm Pre – më në fund “vrasësi” i iPhone?   Palm Pre – më në fund “vrasësi” i iPhone? Icon_minitimeWed Jan 14, 2009 4:54 pm

Shumë prodhues po tentojnë “të vrasin” pajisjen iPhone, mirëpo kjo punë definitivisht nuk po u shkon për dore. I fundit në radhën e tyre, dhe ndoshta i vetmi i cili ndoshta do të mund të kishte sukses është prodhuesi legjendar i pajisjeve PDA (personal digital assistant), kompania Palm.
Në fotografi po shihni pajisjen e emëruar Palm Pre, në telefon i mençur (smartphone) rrëshqitës të pajisur me ekran prej 3.1 inçësh të ndjeshëm në prekje (320 x 480), me tastierë të plotë, kamerë prej tri megapikselash, 8GB hapësirë të dhënave, mbështetje për MMS, konektorin prej 3.5 milimetrash për dëgjuese, Bluetooth, GPS, mbështetje për HSDPA, qasjen microUSB, sensorin i cili e ndal dritën e pajisjes kur ta mbështetni për veshi dhe sensora tjerë të cilët rrisin ndriçimin e pajisjes së ekranit në kushtet e ndriçimit të dobët, mundësi multimediale dhe shumë shtojca tjera interesante.

Edhe një atu e Palm Pre është në Palm webOS, një platformë tërësisht të re e cila punën me këtë pajisje supozohet se e bën jashtëzakonisht të këndshme.

Pre do të duhej që në treg të paraqitet në verën e këtij viti me çmim tani për tani të panjohur, mirëpo disa burime të caktuara pohojnë se do duhej të sillej rreth 200 dollarë amerikanë.

Për të parë një demonstrim të shkurtër të kësaj pajisje, klikoni në videon e mëposhtme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Palm Pre – më në fund “vrasësi” i iPhone?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Teknologjia Botrore-
Kërce tek: