Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dy celularë të rinj nga Sony Ericsson

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



Dy celularë të rinj nga Sony Ericsson Empty
MesazhTitulli: Dy celularë të rinj nga Sony Ericsson   Dy celularë të rinj nga Sony Ericsson Icon_minitimeWed Jan 14, 2009 4:52 pm

Prodhuesi japonezo-suedez në panairin e elektronikës shpenzuese CES ka paraqitur dy celularë të rinj të klasës së mesme.
Modeli W508 është pjesëtar i pajisjeve të serisë Walkman. Bëhet fjalë për telefonin celular 3G të pajisur me mundësitë standarde të Sony Ericsson Walkman siç janë “sens me”, krijimi i listave sipas dëshirës së përdoruesit, , “track ID”, emërimi i këngës e cila aktualisht është në radio, kontrolli “shake”, kalimi i këngës me anë të dridhjes së telefonit etj. Risi në këtë model është mundësia e ndryshimit të maskave e emërtuar “style up”, nga të cilat një shtesë do të vjen me telefonin e blerë, derisa tjerat përdoruesit do të mund t’i blejnë më pas.


Sony Ericsson C510 është telefon/fotoaparat celular, për të cilën gjë flet edhe vet emri Cybershot. Kamera me rezolucion 3.2 megapiksela do të mund të përpunojë fotografi të shkëlqyera sepse Sony Ericsson e ka plotësuar atë me teknologjitë siç janë “smile shutter” e “face detection”. Njëra njeh fytyrën e personit të fotografuar dhe fokuson në të, derisa tjetra mundëson fotografimin në momentin që personi të buzëqesh. Teknologjia “smile shutter” do të jetë e zbatuar për herë të parë në modelin C510.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dy celularë të rinj nga Sony Ericsson
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Teknologjia Botrore-
Kërce tek: