Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Televizorët plazma të padëshiruar në BE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Televizorët plazma të padëshiruar në BE Empty
MesazhTitulli: Televizorët plazma të padëshiruar në BE   Televizorët plazma të padëshiruar në BE Icon_minitimeWed Jan 14, 2009 4:44 pm

Televizorët plazma janë shpenzues të mëdhenj të energjisë elektrike dhe sigurisht që shitja e tyre do të kufizohet me ndonjë direktivë të Bashkimit Evropian.
Teknologjia e televizorëve plazma shpenzon sasi të madhe të energjisë për shfaqjen e fotografisë; flitet se shpenzon deri në katër herë më shumë se televizorët e vjetër - CRT.

Bashkimi Evropian, i cili këto ditë është nën presion të madh pikërisht për burimeve të mangëta të energjisë, sigurisht në pranverë do të sjellë një direktivë me të cilën do të kufizojë shitjen e televizorëve të tillë.

Të gjitha shtetet në Evropë janë duke u përballë me shtimin e theksuar të shpenzimit të energjisë elektrike nëpër ekonomi familjare, prandaj BE do të sjellë një paketë ligjeve me të cilat do t’i shtynte përdoruesit të kursejnë.

Televizorët nuk do të ndalohen brenda natës, por ngadalë do të largohen nga tregjet modelet të cilat dallohen për shpenzim të madh. Pritet që prodhuesit nën presion të këtyre ligjeve do të investojnë më shumë përpjekje në efikasitet energjetik të produkteve të tyre, prandaj plazmat nuk do të zhduken nga vitrinat, por thjesht do të bëhen më ekonomike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Televizorët plazma të padëshiruar në BE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Teknologjia Botrore-
Kërce tek: