Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Real Madrid kërkon të transferojë Lorik Canën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Real Madrid kërkon të transferojë Lorik Canën Empty
MesazhTitulli: Real Madrid kërkon të transferojë Lorik Canën   Real Madrid kërkon të transferojë Lorik Canën Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 2:07 pm

Ditorja sportive franceze “L'Equipe”, ka shkruar sot se kapiteni i klubit francez Olympique Marseille, shqiptari Lorik Cana, është nën vëzhgim të afërt nga Real Madrid, që këtë verë mund të bëjë një hap drejt transferimit të shqiptarit.



Interesimi i ekipit spanjoll për lojtarin tjetër të Marseillet, Samir Nasri, tashmë është i njohur, por spekulimet se Real interesohet edhe për kosovarin, tashmë kanë filluar të dëshmohen të vërteta.
Cana, 24-vjeçar, para se të kalojë në Olimpique Marseille në vitin 2005, ishte pjesë e Paris Saint-Germain. Këtë sezon, pas largimit të Habibe Beye, Cana ka marrë edhe shiritin e kapitenit të ekipit.
Lojërat e mira të shqiptarit si në ligën franceze po ashtu edhe në Evropë, thuhet se kanë ra në sy të Real Madridit, megjithëse Cana më herët pati deklaruar se nuk do të ngutet të kalojë në ndonjë ekip tjetër.




“Jam shumë i kënaqur te Marseille. Qëllimi i secilit lojtar është të luftojë për Ligën e Kampionëve, por do të dëshiroja që këtë ta bëj me klubin aktual. Nëse klubi ia arrin mirë gjatë këtij sezoni, dhe vazhdon politikën e stabilitet dhe ambicieve, atëherë nuk shoh ndonjë arsye për t’u larguar”, pati thënë Cana pas fitores ndaj Lyonit, javë më parë.
Nëse Marseille arrin të përfundojë në mesin e tre ekipeve të cilat dërgojnë në Ligën e Kampionëve, shqiptari mbase mund të mbetet edhe më tej në Velodrome, edhe nëse Real merr një iniciativë konkrete, për të transferuar Canën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Real Madrid kërkon të transferojë Lorik Canën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vazhdon telenovela 'Kaka-Real Madrid'
» Guardiola: Real Madrid nuk do ta josh Messin
» Real Madrid shёnon fitore tё lehtё
» Ronaldo theret Adrianon ne Real Madrid
» Real Madrid ka gati 40 milionë për Paton

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: