Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Madonna, RHCP e R.E.M. zhduken nga YouTube?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$

Male Numri i postimeve : 908
Age : 30
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Madonna, RHCP e R.E.M. zhduken nga YouTube? Empty
MesazhTitulli: Madonna, RHCP e R.E.M. zhduken nga YouTube?   Madonna, RHCP e R.E.M. zhduken nga YouTube? Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 12:37 pm

Madonna, RHCP e R.E.M. zhduken nga YouTube? Madona%2002-08


Madonna, RHCP e R.E.M. zhduken nga YouTube?
Negociatat në mes të Warner Music dhe YouTube kanë përfunduar pa sukses, rezultat i cili do të sjellë deri tek tërheqja e këngëtarëve të Warner siç janë Madonna, Red Hot Chili Peppers e R.E.M nga ky ofrues i video-incizimeve online.
Videoklipet më të vizituara janë në pronësi të kompanisë Warner Music e cila nga YouTube ka kërkuar përqindje më të madhe të fitimeve, sepse vlerësojnë se për vizitueshmërinë e madhe të këtij video shërbimi meritor janë edhe videoklipet e tyre.

Nuk është bërë e njohur kërkesa financiare e Warner Music, mirëpo sipas disa burimeve nga shërbimi YouTube ajo merr shuma të vogla dhe rezultati ka qenë edhe i pritur.

"Thjesht nuk mund të pranojmë kushtet të cilat artistëve, performuesve, tekstshkruesve dhe botuesve nuk i mundësojnë shpërblime përkatëse dhe të drejta ashtu siç i meritojnë", thuhet në deklaratën e Warner Music.

YouTube në këtë rast nuk është dorëzuar, mirëpo është e njohur se vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit tetor ka pasur 100 milionë vizita. Në rast se zbatohet vendimi i kompanisë Warner atëherë nga YouTube do të mund të largoheshin qindra mijëra videoklipe të këngëtarëve që do të ndikonte dukshëm në përfitimet e shërbimit më të popullarizuar online për video materiale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Madonna, RHCP e R.E.M. zhduken nga YouTube?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Teknologjia Botrore-
Kërce tek: