Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dy persona me Hiv infektuan tre fëmijët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$

Male Numri i postimeve : 908
Age : 30
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Dy persona me Hiv infektuan tre fëmijët Empty
MesazhTitulli: Dy persona me Hiv infektuan tre fëmijët   Dy persona me Hiv infektuan tre fëmijët Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 11:03 am

Drejtoria e Shëndetit Publik ka bërë të ditur, se dy personat me HIV që ishin në listën e gjakut nuk kanë infektuar më shumë se tre fëmijë talasemik. Silva Bino, drejtoresha e ISHP-së, deklaroi se gjatë gjurmimit epidemiologjik kanë rezultuar dy dhurues me HIV. Sipas saj, njëri dhurues është identifikuar në Lushnje dhe një në Tiranë, dhe më pas janë gjetur dy fëmijë talasemik që kanë marrë gjak pikërisht në datat e dhurimit. Ndërsa rasti i tretë i rezultuar me SIDA, sipas Binos, mendohet ta ketë marrë vite më parë. “Ai dhurues është ndjekur se kujt i ka dhënë gjak dhe fatmirësisht ky virus nuk është përhapur më shumë”, shtoi ajo. Sipas drejtoreshës nuk ka pse të përhapet panik tek njerëzit që kanë nevojë për gjak, por nga ana tjetër ajo thotë se gjatë transfuzionit të gjakut nuk ka siguri 100 për qind pasi risku është i pranishëm kudo. Instituti i Shëndetit Publik ka kryer analizat e grupeve të njerëzve në risk sipas rrugëve të përhapjes së HIV-AIDS, të cilët rrezikojnë për shkak të transfuzionit të gjakut. “Të gjithë kemi nevojë për gjak dhe bashkë me të mund të marrim edhe riskun që mbart me vete”, u shpreh Bino. Nga ISHP-ja u testuan 1000 gra shtatzana dhe 200 fëmijë, të cilët rezultuan negativ. Ndërkohë disa nga personeli mjekësor kanë rezultuar si bartës të hepatitit C, për shkak të pakujdesisë gjatë punës me pacientët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dy persona me Hiv infektuan tre fëmijët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
Kërce tek: