Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mikroskop i ri për operacionet në tru --

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$

Male Numri i postimeve : 908
Age : 30
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Mikroskop i ri për operacionet në tru -- Empty
MesazhTitulli: Mikroskop i ri për operacionet në tru --   Mikroskop i ri për operacionet në tru -- Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 11:03 am

Një aparaturë e re i është shtuar Neokirurgjisë. Aparati i mikroskopit “Pentro”, që ka kushtuar 40 mijë euro, do të bëjë të mundur që të gjitha operacionet në tru, palcë kurrizore dhe by-passet në të gjitha ndërhyrjet. Mikroskopi bën të mundur zmadhimin deri në 25 herë më shumë të vendit ku do të kryhet operacioni. Sipas shefit të Neokirurgjisë, Mentor Petrela, “në ndërhyrjet kirurgjikale toleranca është zero, prandaj duhet të përcaktohet në mënyrë tepër të saktë vendi dhe pozicioni sesi do të bëhet operacioni”. Mikroskopi “Pentra” është prodhim i vitit 2005 dhe me të punojnë të gjitha spitalet më të mira në Europë dhe Amerikë. Por, megjithatë, në vendin tonë ai do të jetë një aparaturë unikale. Sipas mjekëve specialistë, kjo aparaturë lejon, veç të tjerash, edhe përcaktimin e imazheve në një tjetër qendër shëndetësore. Numri i personave, të cilët kryejnë ndëehyrje në tru, është gjithmonë në rritje. Nëse në vitin 1990 numri i operacioneve shkonte deri në 250 ndërhyrje në vit, kohët e fundit ai ka shkuar deri në 1100 të tilla. Aparati i mikroskopit është blerë me fondet e shtetit shqiptar, pas një kërkese të vazhdueshme, që vetë mjekët neurokirurgë i kanë bërë Ministrisë së Shëndetësisë. Falë kësaj aparature rezultatet e operacioneve do të jenë më mira dhe numri i vdekjeve më të ulta. Teknologjia e këtij mikroskopi është shumë e lartë, ai bën të mundur ndrajen e një fije floku në 100 pjesë. Kjo tregon se nuk do të ketë më asnjë përqindje gabueshmërie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mikroskop i ri për operacionet në tru --
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Shendetsi-
Kërce tek: