Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Robinho: Kaka do të jetë suksesi më i madh i Cityt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Robinho: Kaka do të jetë suksesi më i madh i Cityt Empty
MesazhTitulli: Robinho: Kaka do të jetë suksesi më i madh i Cityt   Robinho: Kaka do të jetë suksesi më i madh i Cityt Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 7:02 pm

Robinho ka njoftuar se Manchester City ka planifikuar transferimin e Kaka që në gusht të vitit që lamë pas dhe se do të jetë nder për të që të luajë në një skuadër me bashkëkombësin e tij.

“Kur erdha këtu, drejtorët e Cityt më thanë se Kaka është prioriteti i tyre dhe shënjestra kryesore, ndërsa tani ata e kanë zyrtarizuar këtë gjë”.

“Sipas meje, Kaka është njëri nga futbollistët më të mirë në botë dhe do të ishte nder për mua të luaja krahas tij te City”

“Tani për tani nuk mund të them nëse do të vijë ose jo, pasi ai e ka vështirë të largohet nga Milani, sepse e do atë skuadër. Ne jemi miq, unë kam folur me të në telefon, mirëpo këto janë biseda private dhe nuk do t’i zbuloj”.

“Nëse ai vjen këtu, do të ishte një fitore e madhe për futbollin anglez dhe për skuadrën. Ai është një lojtar klasi dhe ka teknikë unike. Nëse do të luajmë bashkë, garantoj se do të ofrojmë spektakël në fushë”, ka thënë ish-lojtari i Real Madridit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Robinho: Kaka do të jetë suksesi më i madh i Cityt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Robinho largohet nga kampi stërvitor i Cityt
» Advocaat: Arshavin do të jetë sensacion
» Fabregas: Suksesi nuk blihet me para
» Kriza, KE: Recesioni do të jetë i gjatë
» Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: