Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Adrian Gaxha: Surprizat e shfaqjes time në Eurovizion në maj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 34
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Adrian Gaxha: Surprizat e shfaqjes time në Eurovizion në maj Empty
MesazhTitulli: Adrian Gaxha: Surprizat e shfaqjes time në Eurovizion në maj   Adrian Gaxha: Surprizat e shfaqjes time në Eurovizion në maj Icon_minitimeFri Jan 16, 2009 6:37 pm

Tashmë kanë kaluar disa ditë nga zgjedhja e këngëtarit të talentuar Adrian Gaxha si përfaqësues i Maqedonisë në Evrovizion, por emocionet janë akoma të freskëta për të.

“Jo vetëm se është hera e parë në historinë e këtij shtetit që përfaqësohet në një kompeticion kaq të rëndësishëm nga një shqiptar, por edhe për vetë faktin se u ndjeva i përkrahur nga të gjitha pakicat që jetojnë në Maqedoni,” shton Gaxha. Kënga i përket rrymës pop, ka ritëm dhe vlera artistike. Ai thotë se së bashku me dy miqtë e tij, këngëtaren Tamara dhe repin Vrcaku, janë duke e incizuar këngën në versionin anglisht, version me të cilën do të përfaqësohen më 20 maj në Beograd. Gjithashtu, janë në momentet e fundit të skicimit të kripit realizues. Kohët e fundit Gaxha është përfolur shumë edhe për lidhjen me një velinë këtu në Tiranë. Këto dhe shumë detaje rreth jetës së tij artistike dhe private do mund t’i lexoni në këtë intervistë ekskluzive, dhënë për revistën “Spektër”.


Për herë të parë në historinë e shtetit të Maqedonisë po ndodh që një shqiptar do ta prezantojë këtë vend në Këngën e Eurovizionit 2008. Si ndiheni tani?

Po të them të drejtën, akoma jam si në ëndërr dhe me të vërtetë ndihem shumë mirë, sepse, pikë së pari është shumë e rëndësishme për një këngëtar shqiptar ta arrijë këtë qëllim në Maqedoni. Dhe e dyta, ndihem mirë, sepse me të vërtetë kisha përkrahje të madhe, jo vetëm nga populli im, por edhe nga krejt pakicat që jetojnë në Maqedoni. Ky fakt nuk ka ndodhur asnjëherë këtu.

Ju jeni pjesë e ekipit prej tre personash që do të përfaqësoheni në këtë kompeticion të rëndësishëm. Çfarë mund të na thoni rreth këtij prezantimi?

Ne të tre jemi shokë shumë të ngushtë edhe në jetën private. Janë plot shtatë vite që shoqërohemi bashkë, kështu që të tre shpesh jemi si një njeri, një mendje. Mund të them me plot gojën për vajzën që këndon me mua, Tamarën, se është një prej vokaleve më të mira në Maqedoni. Ndërsa i treti është kompozitori dhe reperi më i njohur në Maqedoni, Vrcak, me të cilin bashkëpunoj prej shumë kohësh.

Mund të na shpjegoni diçka rreth këngës, rrymës muzikore dhe bashkëpunimit me artistët maqedonas?

Kënga është definitivisht hit i madh, pasi në çdo vend që e kemi prezantuar pa frikë është kthyer në hit brenda një nate. Mua personalisht më pëlqen shumë. Kënga është realizuar nga unë dhe Vrcaku (djali që këndon me mua). Rryma muzikore është pop, ka stil dhe besoj se mirëpritet në ambiente të ndryshme mirë, sidomos në Shqipëri, ku popi rezulton i suksesshëm dhe i mirëpritur.

Pse pikërisht e keni titulluar “Në emër të dashurisë”?

Çdo këngë timen ia dedikoj dashurisë, sepse më pëlqen kjo ndjenjë. Plus dashuria është absolutisht vitamina më e mirë te çdo njeri.ᅧ

Kur morët vesh lajmin se ju do jeni pjesëmarrës në Eurovizion, mund të na i përshkruani pak emocionet dhe a është e vërtetë që jeni shprehur se ndiheni si në ëndërr?

Sinqerisht më dukej e pabesueshme kur u thirr emri im si fitues. Bashkë me dy kolegët e mi u gëzuam pa masë, pasi ishim përgatitur shumë për këtë eveniment. Definitivisht, thashë se jam në ëndërr, sepse ëndrra e çdo këngëtarit dhe jo vetëm e imja, është të marr pjesë në spektakle të mëdha dhe të prek skena ku janë prezent këngëtarë nga tërë Europa. Po, jam i vetëdijshëm t’i shikoj të dyja anët e medaljes. Nga njëra anë është obligim shumë i madh, nga ana tjetër ka brenda edhe riskun, sepse Eurovizioni sa është i mirë mund të shfaqë edhe të kundërtën, nëse nuk shfaq prezantim të mirë në skenë (qesh).

Sa kohë më parë keni punuar për t’u përfaqësuar denjësisht në këtë konkurs dhe sa këngëtarë morën pjesë kur ju fituat?

Për pjesëmarrjen në këtë konkurs kemi punuar shumë. Tre muaj para festivalit kemi punuar natë e ditë në studio rreth këngës, sepse kemi synuar të sjellim një këngë të bukur me ritëm, si dhe të kompletuar e me parametra artistikë. Po besoj se ia arritëm qëllimit, pavarësisht se nuk pritëm që kënga të fitonte, pasi kishte konkurrencë të madhe. Ishin pjesëmarrës në garë këngëtarë shumë të talentuar maqedonas dhe kishte me të vërtetë këngë të bukura.

Kujt ia dedikoni fitoren për pjesëmarrje në Festivalin Europian?

Gjithë grupit realizues të këngës, pa përjashtim, pasi secili ka kontribuar me ide dhe punë.

Sa emocionuese dhe rrëqethëse janë garat për një këngëtar?

Realisht, unë personalisht kam qenë në stres të madh. Askush nuk e di se si është pas skenës, veç këngëtarëve. Por gjithmonë jam munduar të jem sa më i relaksuar dhe mos t’i shoh festivalet si garë, por si një prezantim të punës time në skenë, asgjë më tepër. Vlerësimi ka pak rëndësi, pasi gjithnjë mendoj që të paraqitëm denjësisht aty ku unë vendos të marr pjesë.

A keni marrë urime nga kolegët tuaj deri tani?

Po, kam marrë, sidomos nga kolegët e estradës tonë, por edhe nga kolegë në shtetet e tjera ku kam qenë kohët e fundit prezent me koncerte të ndryshme.

Ju përfaqësoni shqiptarët e Maqedonisë, por ka zëra që thonë se kënga do të këndohet në maqedonisht. Si qëndron e vërteta?

Askush nga ne deri tani s’ka thënë se kënga do jetë maqedonisht. Por shumë mirë që m’u dha rasti dhe t’i sqaroj ata që flasin se kënga do të jetë vetëm në gjuhën angleze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Adrian Gaxha: Surprizat e shfaqjes time në Eurovizion në maj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nexhat Osmani - Ti ne Zemren Time
» Mirsa Kerqeli - Ne Banesa time
» Time Value of Money and Loan Wizard 1.1
» Filmi - Flutra ne Kabinen Time
» Adem Ramadani - lutjen time ty ta drejtoj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: